Çfarë po ndodhë në Kosovë, mish i prishur gjithandej


Rreth 80 mijë kilogramë produkte me origjinë shtazore (mish dhe produkte mishi) janë konfiskuar dhe asgjësuar prej fillimit të këtij viti nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës (AUV).

Por, kjo shifër llogaritet të jetë shumë më e lartë, pasi që në komunat e Kosovës kompetencën për kontrollin, konfiskimin dhe asgjësimin e produkteve e kanë inspektorët komunalë, të cilët u raportojnë vetëm organeve komunale dhe jo organeve qendrore apo AUV-it.

Në Kosovë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është autoriteti më i lartë për ushqim dhe veterinari, i cili është edhe përgjegjës që të mbrojë jetën dhe shëndetin e qytetarëve, duke siguruar nivel të lartë të sigurisë së ushqimit.

Zëdhënësi i kësaj agjencie, Lamir Thaçi tha për Radion Evropa e Lirë, se inspektorati veterinar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë nga fillimi i këtij viti deri më tani ka asgjësuar rreth 80 mijë kilogramë mish dhe produkte mishi.

“Kjo sasi përfshin vetëm asgjësimet nga inspektorët e AUV. Sasinë e asgjësuar nga ana e inspektorëve veterinarë, në kuadër të komunave nuk e posedojmë. Ata janë të organizuar në kuadër të pushtetit lokal. Për punën e tyre ata u përgjigjen organeve udhëheqëse lokale dhe veprojmë si dy pushtete të ndara bazuar në Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”, tha Thaçi.

Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, nga vende të ndryshme të botës për një vit importohen mbi 40 milionë kilogramë mish. Sasia më e madhe e këtij produkti importohet nga SHBA-ja, Brazili, Argjentina dhe Holanda.

Baby Boo