Çfarë po ndodh në jug të Shqipërisë? 14 tërmete lëkundin vendin në pak orë


Gjatë pasdites së djeshme dhe gjatë gjithë natës, vendi ynë por sidomos pjesa jugore është goditur nga një sërë tërmetesh.

Gjatë gjithë natës, sipas Institutit të Gjeoshkencave, janë regjistruar të paktën 14 tërmete me intensitet të ulët.

Edhe ditën e djeshme u tha se një tërmet i fuqishëm ishte ndier në Selenicë të Vlorës, ndërsa më herët në mëngjes kishte pasur tërmete të tjera në kufi me Greqinë.

Ndërsa në orët e darkës në Gjirokastër ka pasur lëkundje të forta sizmike, të cilat kanë zgjatur deri gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Tërmeti më i fundit është regjistruar rreth orës 03:15 minuta të mëngjesit të sotëm në Zhulat të Gjirokastrës me një magnitudë prej 2.6 ballë dhe thellësi 5 km.

Zona që ka regjistruar tërmete të shumta është fshati Vermik në Vlorë, në të cilin kanë ndodhur 8 tërmete të vegjël, ndërsa tre tërmete janë regjistruar në fshatin Bolenë në Dhërmi.

Baby Boo