Çfarë po ndodh me TV NOVA të Sead Koçan

Drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) deri te Këshilli i Agjencisë do të dorëzojë propozim për marrjen e lejes për transmetim televiziv televizionit “TV Nova”, e cila thuajse dy muaj është në falimentim. Sipas rendit të ditës, në seancën e nesërme të Këshillit të ASHMAA-së, ajo do të mundej që të ndodh edhe nesër, njofton Protalb.mk.

Sipas Agjencisë, televizioni i cili ishte në pronësi të Sead Koçanit, pronar i “Transmet”, dje me letër i ka njoftuar se pas hapjes së falimentimit më 22 qershor të këtij viti, administratori falimentues i ka çregjistruar të gjithë të punësuarit që kanë figuruar në listën paguese.

Pasi që televizioni tani nuk e plotëson kushtin që të ketë së paku 30 të punësuar, prej të cilëve së paku 10 gazetarë, Agjencia i rekomandon drejtorit që të fillojë t’ia marrë lejen televizionit, i cili gjatë kohës së VMRO-DPMNE-së, kryente propagandë pro-qeveritare.