Çfarë po ndodh me gruan e kritikut të Putinit, Alexei Navalny


Julia Navalny gruaja e politikanit rus të opozitës Alexei Navalny u ar*restua gjatë protestave të 31 janarit në Moskë.
Lajmi u konfirmua nga bashkëpunëtorët e Navalnyt.

“Julia Navalny u ndalua nga policia gjatë një shëtitje paqësore në Moskë. Avokati nuk u lejua ta shihte atë dhe policia as nuk u prezantua ata nuk treguan dokumentet dhe as nuk thanë arsyen e ar*restimit”, shkroi shefi i departamentit ligjor të Fondacionit Navalny Vyacheslav Gimadi.

Protesta masive në gjithë Rusinë janë mbajtur sot në mbështetje të kritikut të presidentit rus, ndërsa janë raportuar mbi 2200 persona të arre*stuar deri tani. Mijëra njerëz thyen masat anti-Covid për t’i dalë në mbrojtje Alexei Navalnyt, i cili u arr*estua pas kthimit të tij nga Gjermania ku qëndroi për rreth 6 muaj për t’u trajtuar nga një tentativë për ta mbytur duke e ehelm*uar. Ai u kthye prapa gr*ilave nga autoritetet ruse me arsyetimin se kishte thyer një dënim me kusht.

Baby Boo