Çfarë po kurdiset brenda ASH-së!


Medai Shaholli

Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga burime që duan të mbeten anonim, thuhet se lideri i ASH-së Arben Taravari, ka mundësi t’i bashkohet lëvizjes LEN në zgjedhjet e radhës, ndërsa ish kryetari Zeadin Sela po flirton me DUI-n për një koalicion të mundshëm me të përkundër qëndrimit të kryetarit të partisë.

Këto ditë ASH-ja ndodhet para një krize dhe një fraksion të mundshëm, ku lideri i tyre Taravari do t’i bashkohen opozitës ndërsa Sela me bashkëpunëtorët e tij duan t’i qëndrojnë besnik Frontit për Europën SDSM-DUI-ASH.
Sesi do të zgjidhet lëmshi i ngatërruar brenda ASH-së vetëm ata e dinë sesi do ta zgjidhin.

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto e kryetarit të ASH-së e shpërndarë nga kasnecët militantë dhe sipmatizantët e saj, ku në të është shkruar një slogan “Shpresë”, me të cilën duan të thonë se me bashkimin e ASH-së dhe Taravarit me opozitën LEN, ka shpresë dhe ndryshim për shqiptarët.

Tjetër gjë është ta mposhtësh DUI-in (nëse do ta fitojnë DUI-n në këtë garë) në zgjedhjet parlamentare dhe tjetër gjë është t’u sjellësh shpresë dhe ndryshim shqiptarëve.
VMRO-ja sipas të gjitha gjasave do të jetë fituese e zgjedhjeve të ardhshme dhe të shpresosh se me VMRO-në në krye të qeverisë do të sjellësh ndryshimin kjo do të thotë demagogji dhe papjekuri politike e opozitës shqiptare.
Me largimin e DUI-t si humbëse e mundshme nuk do të vij ndryshimi për shqiptarët për shumë arsye, kur dihet se komitët e VMRO-së nuk janë distancuar nga qëndrimi i mëparshëm shoven ndaj shqiptarëve për statusin politik dhe 20% e turpit, njësoj si SDSM-ja, kur bëhet fjalë për ndryshimet kushtetuese ata janë në unison të plotë.

Ndaj, ku e gjejnë shpresën opozita shqiptare LEN me aleancistët e Taravarit kur thonë se me fitoren e kampit opozitar shqiptar do të vij ndryshimi, kur dihet se shqiptarët edhe në qeverinë e ardhshme të koalicionit “do të kenë çelësat e kashtës ashtu siç kanë patur edhe me SDSM-në”?

Pra, VMRO-ja do të vendos (nëse LEN i fiton zgjedhjet në kampin shqiptar) t’i jap ato ministri që do ajo koalicionit LEN dhe ata do të kënaqen me ato llokma që do të marrin pa i kundërshtuar dhe pa i paraqitur kushte programit të qeverisë Micko, pasi në rast kundërshtimi, pas derës do qëndrojnë kandidatë të tjerë të gatshëm për “t’i zënë” vendin LEN-it.

Është absurde të mendosh se do të ketë ndryshim dhe shpresë me VMRO-n në këto zgjedhje, ashtu siç pretendon opozita shqiptare, e cila po kaçkarit me muaj të tërë për ndryshimin që do të vij me komitët sepse është shumë e thjesht për ta kuptuar “pasi të ik Jonuzi vjen domuzi”!

Shqiptarët nuk mund të shpresojnë shumë nga këto partiçka derisa nuk vetëdijësohen dhe nuk arrijmë te kemi një këshill nacional që do të vendoste se cilado parti politike shqiptare të hyjë në qeverinë e koalicionit me kushtin, që pa fshirjen e nofkës së përdhosjes së identitetit tonë kombëtar të 20% dhe akordimin e statusit juridik të shqiptarëve të barabartë me sllavo-maqedonët nuk do të ketë qeveri!

Deri tani nuk kemi subjekte të tilla me taban kombëtar që të qëndrojnë stoik në plotësimin e kërkesave të kohës për barazi kombëtare, deri atëherë shqiptarët do të vazhdojnë të zhgënjehen në çdo cikël zgjedhor për premtime të pambajtura nga partiçkat tona servile të pushtetit.

Baby Boo