Çfarë po gatuhet? – Të premten takohen Pendarovski dhe Mickoski


Takimi mes të dyve është caktuar sot pas një telefonate të realizuar me kërkesë të Hristijan Mickoskit të VMRO-DPMNE’së.
Sipas paralajmërimeve nga mediat maqedonase, në takim pritet të bisedohet për temën e 27 prillit dhe të ak*uzuarve për te*rrorizëm. Për këtë temë ditë më parë Presidenti i vendit dha një deklaratë që bëri bujë në opinion. Sipas tij, të ak*uzuarit nuk janë te*rroristë dhe për këtë duhet të ketë rigjykim.

Të njëjtat kërkesa i ka edhe kreu i opozitës maqedonase, Mickoski, ndërsa para dy viteve edhe kreu i B DI-së, Ali Ahmeti kishte dhënë vlerësimin e tij. Sipas tij, ak*uza për te*rrorizëm është shumë e rëndë dhe se su*lmuesit e Kuvendit kishin vepruar nën emocion.
Ky takim mes Mickoskit dhe Pendarovskit vjen pas një ndërprejeje komunikimi mes të dyve para disa muajsh.

Baby Boo