Çfarë ndodh nëse Trump do të refuzonte të largohej nga Shtëpia e Bardhë?


Të dhënat e fundit të zgjedhjeve në SHBA tregojnë se Trump është afër humbjes së garës për president. Por, çfarë do të ndodhte nëse Donald Trump, presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të refuzonte të largohej nga Shtëpia e Bardhë?

Newsweek shkruan se në rast se presidenti, Donald Trump, humb zgjedhjet dhe nuk pranon të dorëzojë pushtetin, të njëjtit njerëz që janë kujdesur për sigurinë e tij,  do e detyrojnë që ai të lërë Shtëpinë e Bardhë.

“Shërbimi Sekret do ta shoqëronte jashtë Shtëpisë së Bardhë, do të silleshin me të njësoj si me çdo person tjetër”, ka deklaruar një ish-zyrtar amerikan dhe dy ekspertë.

A do të merrte pjesë Trump në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri apo jo, shkruan Newsweek.

Në këtë pozicion Trump do t’i humbte të gjitha privilegjet e transportit, siç është aeroplani presidencial Air Force One apo limuzina e blinduar e presidentit.

Në SHBA do të ndodhë ajo që sistemi përcakton pavarësisht nëse Trump do të binte dakord ose jo. Asnjë president nuk ka refuzuar kurrë të transferojë pushtetin gjatë historisë amerikane./

Baby Boo