“Çfarë ka ndodhur me paditë e LSDM-së ndaj Bujar Osmanit dhe Musa Xhaferit?”


Fraksioni demokratik i OBRM-PDUKM-së pyet kryeministrin Zoran Zaev se çfarë ka ndodhur me paditë penale që LSDM-ja i ngriti kundër Bujar Osmanit dhe Musa Xhaferit.

“Zaev në një emision me Muhamed Zeqirin publikisht tregoi se ka dorëzuar padi penale nga LSDM kundër Bujar Osmanit, Musa Xhaferit dhe personave tjerë për krim. Kërkojmë nga Zaevi publikisht të tregojë çfarë ka ndodhur me paditë e dorëzuara për këto persona ose LSDM-ja ka tërhequr padite kundër tanimë zv.kryeministrit Bujar Osmanit dhe të tjerëve”, thonë nga fraksioni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata gjithashtu thonë se për këtë punë duhet publikisht të deklarohet edhe Prokuroria Themelore Publike, deri tek e cila janë dorëzuar paditë penale.

Ndërsa nuk harrojnë edhe fjalët e Zaevit, i cili paralajmëroi se ndaj dy funksionarëve qeveritar ka dyshime për korrupsion dhe kërkojnë që t’i publikojë emrat e tyre./Telegrafi

Baby Boo