Çfarë janë viruset kompjuterike? Ja më shumë detaje!


Virusёt janё programe tё ndёrtuara mbi kod dhe/ose skriptё, qё ndryshe nga programet e tjerë nё kompjuter, ndёrtohen nё shumicёn e rasteve me qёllime dashakeqe (pёr tё shqёtёsuar dhe bezdisur pёrdoruesin e kompjuterit apo pёr tё dёmtuar). Them nё shumicёn e rasteve, sepse nё rastё tё rralla ka edhe virusё qё krijohen me qёllim mbrojtjeje,siç bёn NATO, FBI apo organizata tё tjera tё rangjeve tё tilla (Siç bёn kohët e fundit edhe Shqipёria e cila ka blerё njё version tё vjetёr tё Magic Lantern). Shto kёtu edhe kategorinё e Trojanëve tё publikuar me licence RAT (Remote Administration Tool.

Disa virusё infektojnё skedarёt .com apo .exe, ndёrsa disa tё tjerё pёrhapen duke i’u bashkangjitur p.sh dokumenteve Ëord apo Excel. Kur njё skedar i infektuar aktivizohet nga pёrdoruesi, (sipas llojit), aktivizohet nё format e tij tё ndryshme edhe vetё virusi. Virusёt kanё njё “payload”. Me fjalёn “payload” nёnkuptohet qёllimi final pёr tё cilin ёshtё ndёrtuar ai virus, pra diçka e ngjashme me lёvizjen “mat” nё shah. Sot ekzistojnё dhjetёra mijëra virusё tё shkruajtur nё gjuhë tё ndryshme programimi. Shumё nga ju nё kёtё pikё po pyesni vetёn sё çfarë dreqin quhet virus nё botёn dixhitale tё 0 dhe 1-shave. Virusi nё jetёn reale ёshtё diçka qё ndodhet nё ajёr por nё nuk e shohim dhe qё pёrhapet nga vetё njёrёzit e infektuar.

Nё botёn dixhitale virusёt mund tё shihen dhe pёrbёhen nga skedare qё pёrmbajnё instruksionё me qёllim shkatёrrimin apo prishjen e mbarёvajtjes sё njё makinё siç ёshtё kompjueteri juaj. Skedarёt programohen nga programues qё kanё dёshirё pёr tё bёrё keq dhe shkaktuar anomali, pasi kjo ёshtё njё mёnyre pёr tё bёrё buje ose pёr tu hakmarrё ndaj njёrёzve qё nuk i kanё fort pёr zemёr. Por virusёt kanё vetinё tё shpёrndahen me njё shpejtёsi marramendёse(pasi janё programuar nё kёtё mёnyrё) nё mёnyrё qё edhe dёmi i shkaktuar tё jetё sa mё i madh. Kompjuterat e infektuar infektojnё kompjutera tё tjere nёpёrmjet dёrgimit me e-mail tё skedarit qё pёrmban virusin.


Virusёt kanё forma dhe mёnyra aktivizimi nga mё tё ndryshmet por unё do tё ndalem vetёm tek ata qё pёrhapen me anёn e e-mailit. Mjafton njё klikim i juaji mbi njё skedar tё bashkangjitur njё mesazhi qё virusi tё aktivizohet dhe infektoje kompjuterin tuaj. Ju kёtё e bёni ose nga kurioziteti i tepruar ose nga mesazhi mashtrues qё shoqёron zakonisht njё skedar tё tillё. Pasojat janё tё mёdha por tё riparueshme.
Sa pёr tё krijuar njё ide pёr shpejtёsinё eksponenciale tё zhvillimit tё tyre po jap njё statistikё tё vetme, pёr vetёm njёrin nga llojet e shumta tё virusёve. Nё vitin 1986, u diagnostikua boot virusi i parё. Deri nё vitin 2002 kjo shifёr ka arritur nё 70.000 tё tillё.

Virusi: ёshtё njё program qё ka si pёr qёllim prishjen ose alternimin e funksionimit tё njё sistemi elektronik. E thёnё me fjalё tё tjera, njё virus mund tё shkatёrrojё plotёsisht informacionin qё ju ruani nё kompjuter, duke mos u dhenё mundёsi qё ta ripёrtrini atё. Ka me mijёra programe virusёsh nё internet dhe tё rinj dalin çdo ditë.

 Trojani: ёshtё njё tjetёr program qё funksionon nё kompjuterin tuaj gjatё gjithё kohёs, pa dijeninё tuaj. Ky program i jep mundёsi atij qё e ka krijuar qё ta kontrollojё nga kompjuteri i vet dhe mund ti dёrgoje personit shumё informacion mbi kompjuterin tuaj apo mbi aktivitetin tuaj nё internet.

Krimbat(ëorms): janё programe qё kanё si pёr qёllim prishjen e mbarёvajtjes sё njё shёrbimi duke replikuar vetvetёn nё mёnyre gjeometrike dhe automatike.


Baby Boo