Çfarë do të vendoset për 21 vjeçarin që ngriti flamurin Autochthonous!


Ngriti flamurin e “Autochthonous” në Tetovë, policia zbulon 21 vjeçarin dhe i ngriti kallëzim penal

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut bëri të ditur sot se ka zbuluar personin që kishte ngritur flamurin e “Shqipërisë Etnike” në tubimin e mbajtur në sheshin e Tetovës më 11 gusht, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sipas raportit të MPB-së, është zbuluar identiteti i personit që mbajti flamurin dhe bëhet fjalë për 21 vjeçarin me inicialet A.M, i cili ka shtetësi gjermane.

“Departamenti i Policisë Kriminale-Sektori për Krime të Përgjithshme dhe të Dhunshëm në bashkëpunim me SVR Tetovë zbardhën ngjarjen penalo-juridike të ndodhur më 11.08.2023 në sheshin në Tetovë, gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ku u pa edhe flamuri i të ashtuquajturës “Shqipëria e Madhe”, që me këtë është kryer shkelje ligjore sipas kodit penal. Pas marrjes së masave taktike operative u përcaktua identiteti i personit që ka kryer krimin A.M.(21), i cili është shtetas gjerman”, thekson MPB.

Më tej thuhet se në koordinim me Prokurorinë e Tetovës, ndaj personit të identifikuar sipas nenit 319 i Kodit Penal do të parashtrohet kallëzim penal në prokurorinë kompetente për veprime të mëtutjeshme.

Baby Boo