Çfarë dinte Basha për “Toyota Yaris-in” me para droge që u kap sot në Durrës?!


Këtë të dielë në Durrës është kapur një makinë e tipit “Toyota Yaris” ku në brendësi të saj janë gjetur rreth 1.5 milionë euro, por lajmi në fjalë është dëgjuar në mikrofonin e podiumit të parlamentit tre ditë më parë.

Do të ishte Lulzim Basha ai i cili do të përmendte Toyotën e po ashtu edhe sasinë e parave, një “koinçidencë” apo një informacion ky që e dispononte kreu i opozitës?!

Të enjten e parlamentit, Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla i cili po qeshte me deklaratat e kreut të PD-së.

Basha i është kthyer me ironi duke i thënë se “zgërdhitja” e tij shumë shpejt do të pushojë, pasi i është kapur një “Toyota Yaris” me milionat e eurove të drogës.

 “Qesh ti qesh, zgërdhiu! Ai që po zgërdhihet më shumë ka qenë para tri ditëve në Shqipëri. Ai zgërdhitësi ka marrë “Toyta Yaris”-in. Por t’u zbulua Toyota”, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda. Sepse zgërdhitësi thoshte s’kemi probleme, s’kemi drogë, reformat po ecin, krimi po luftohet, ekonomia po ecën, ku në fakt e vërteta është ajo që di çdo shqiptar e nuk ka nevojë ta thotë opozita”, do të deklaronte Basha të enjten.

Mbetet ende një mister nëse ky precedent është një koinçidencë apo nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra- tjerën

 

Baby Boo