Çfarë bisedoi për 60 minuta Edi Rama me Angela Merkelin?


Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar sot 60 minuta bisedë virtuale me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Përmes një një postimi në ‘Facebook’, kryeministri Edi Rama zbulon deraje të kësaj bisede.

Postimi i Ramës:
“Me Kancelaren Merkel, biseduam pak më parë për rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e suksesshëm të OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit tonë në dhjetor.

Edhe njëherë si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me Kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme!
#DankeAngela🇩🇪🤝🇦🇱#FaleminderitAngela”

Baby Boo