Çfarë bëri Ronaldo me Topin e Artë meriton respekt të madh


Cristiano Ronaldo edhe një herë e ka dëshmuar veten si njëri ndër njerëzit më të mirë në botën e futbollit, pasi e ka vënë në ankand trofeun e tij të Topit të Artë për të grumbulluar para për Fondacionin “Make-A-Wish”.

Superylli portugez nuk e ka fshehur asnjëherë se është shumë i dhënë pas trofeve individual dhe atyre ekipor, transmeton Express.

Por, kjo nuk e ka ndalur atë nga marrja e një vendimi të madh për trofeun e Topit të Artë, të cilin e fitoi më 2013.

Sipas të përditshmes spanjolle Marca, Ronaldo, sa ishte në Real Madrid, i grumbulloi 600 mijë funte për Fondacionin “Make-A-Wish”, të cilat ua dhuroi fëmijëve të sëmurë për t’i realizuar ëndrrat e tyre.

Blerësi fatlum i trofeut të Ronaldos ishte Idan Ofer, i cili është personi më i pasur në Izrael.

Ronaldo e fitoi Topin e Artë më 2013, duke i mposhtur në garë Lionel Messin dhe Franck Riberyn. /Express/

Baby Boo