Çështja e kursimit të energjisë elektrike – Ministri Bekteshi jep sqarim për opinionin


Pas rastit të ngritur nga opozita për kursimin e energjisë elektrike në vende të ndryshme të Shkupit, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka dhënë një sqarim përmes një postimi në Facebook, përcjellë Pa Censurë. Ai ka thënë se NQP SHKUP paguan faturat për rastin e ngritur dhe se është nën kompetencat e Qytetit të Shkupit, si për Kryqin në Vodno njejtë edhe për gondolën.

Nëse OPOZITA shqiptare e cila bën shumicën në Qytet të Shkupit (edhe pse humbës dhe pa legjitimitet) nuk e ngritë si çështje dhe informon opinionin rreth harxhimeve të po të njejtës ndërmarrje, dhe tenton që paaftësinë e tyre ta drejtojnë në vend tjetër, ftoj mediumet që po të njejtat informata të kërkohen në NQP Shkup dhe në Qytetin e Shkupit si dhe të publikohen në mënyrë transparente!, shkruan Bekteshi në postimin e tij.

Ministri Bekteshi shtoi se nëse nuk publikohen, atëherë me publikimin e të dhënave tjera për KURSIM, do t’i publikojmë këto dhe të gjitha harxhimet e ndërmarrjeve tjera në nivel shteti./Pa Censurë/
Postimi i plotë i Ministrit Bekteshi:

Baby Boo