Çështja e emrit, Merkel përfshihet në gjetjen e zgjidhjes


Disa ditë pas publikimit të propozimit të ri për emrin “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”, vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes nga situata e re e krijuar. Në procesin dypalësh është përfshirë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Ajo ka zhvilluar biseda telefonike me dy kryeministrat, atë të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, para raundit të ri të bisedimeve në Nju Jork. Nga zyra e Merkelit nuk japin detaje për bisedat e zhvilluara, por ato realizohen pas reagimeve nga Athina se do të duhet të gjendet emër me përcaktim gjeografik dhe kohor.

Ministri për punë të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, veç më po qëndron në Nju Jork në prag të takimit të paralajmëruar për të enjten dhe të premten me kolegun e tij grek Kocias dhe ndërmjetësin Nimic. Në Nju Jork prej sot po qëndron edhe shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocijas, i cili e ka takuar sekretarin amerikan të shtetit, Majk Pompeon. Kocias është deklaruar se Greqia mbështet një nga propozimet e ndërmjetësit Nimic, duke hedhur kështu poshtë propozimin “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”.

“Ne mbështesim nevojën për të pranuar një nga pesë emrat që propozoi Nimic. Ne nuk dakordohemi me propozimin e pestë, por të shkojmë para në miratimin e planit strategjik për bashkëpunim miqësor me këtë shtet në të ardhmen”,- është shprehur Kocijas.

Emri i pestë me të cilin nuk pajtohet Greqia është “Republika e Maqedonisë (Shkupi)”. Takimi Dimitrov – Kocijas – Nimic në Nju Jork i paraprin takimit të mundshëm midis dy kryeministrave në fillim të qershorit në Prespë./MTV2

 

Baby Boo