Ç’është ky emër? Pse Ledri dhe Sara e pagëzuan kështu vajzën e tyre?


Ne nuk e dimë nëse mes Sarës dhe Ledrit ka ndodhur, ndoshta, një histori e ngjashme si ajo e Alban Dudushit dhe Bieta Sulos. Meqenëse nuk ranë dakord për zgjedhjen mes Kroi dhe Art, vendosën ta pagëzojnë djalin me të dy emrat. Edhe nëse ka qenë kështu apo një zgjedhje unanime, Poem Blu Vula, pa asnjë dyshim, do të jetë e veçantë po aq sa edhe emri me të cilin prindërit e kanë pagëzuar.

Nuk është gjë e re që personazhet e njohur, prindërit e rinj, të mundohen të gjejnë një emër të veçantë për fëmijën e tyre që të mos e ketë askush. Ose, të paktën, ata që ta kenë në botë, të numërohen me gishtat e njërës dorë. Por edhe që një pjesë e mirë e tyre, edhe shqiptarë, kanë nisur tashmë të jenë më kreativë në zgjedhjen e emrave, nuk është gjithashtu gjë e re. Bëjnë bashkime kuptimesh dhe emrash që rrallëherë mund të jenë dëgjuar.

Si Ledri dhe Sara. Të sapobërë prindër, reperi i njohur dhe partnerja e tij janë pjesë e grupit të personazheve që kanë menduar një emër të veçantë për vajzën e tyre të sapolindur, portretin e së vilës e zbuluan vetëm pak orë më parë.
Nëse një pjesë e mirë e jona mendonte se Ledri do të zgjidhte një emër tipik shqiptar, si shumë personazhe të tjerë të njohur në Shqipëri e sidomos në Kosovë, në fakt jo. Edhe këtu Ledri tregoi se është modern, ndaj edhe zgjodhi një emër unik dhe, mbi të gjitha, universal.

Po pse Poem Blu, ç’është ky emër?
Poem është një emër unik për vajza që nuk përdoret gjerësisht. Por është një zgjedhje e bukur. Zakonisht, kjo zgjedhje u shkon për shtat njerëzve artistë (s’kishte si të ndodhte ndryshe), të cilët kreativitetin e kanë pjesë të jetës. Ky emër vajze të kujton edhe emra të tillë universalë si Naomi dhe Poppy. Gjerësisht për vajzat, Poem ka kuptimin “gur i çmuar”. Është një emër arti dhe, si i tillë, paraprin jetën e asaj që e mban.

Blu, ndryshe njihet edhe si “gift from god”, dhuratë nga Zoti.
Është gjithashtu një emër kreativ, i cili nuk përdoret gjerësisht. Forma më e shpeshtë e këtij emri te vajzat është Blue, që zakonisht është paraprijës i një emri tjetër.
Blu përdoret në disa gjuhë të botës në variante të ndryshme si Blue ose Bleu. Shumë prindër të njohur madje, e kanë zgjedhur si emër për fëmijët e tyre për të shoqëruar emra të tjerë të veçantë. Blu është edhe ngjyra e preferuar e shumë njerëzve, duke qenë edhe ngjyra e natyrës, ujit dhe qiellit.

Baby Boo