Cërvenkovski: Maqedonia është shtet i korruptuar që jeton në kredi


Ish presidenti Branko Cërvenkovski në konferencën e sotme të organizuar nga ASHAM me temë “Shteti bashkëkohorë maqedonas- dy etapa në formimin dhe zhvillimin: 1941-1991/1991-2021”, ka bërë apel që të formohet platformë nacionale, që do të definojë problemet kyçe të vendit.

Cërvenkovski në fjalimin e tij tha se merr përgjegjësi të plot dhe pranon gabimet që janë bërë në periudhën kur ka qenë kryeministër, mirëpo gjithashtu adresoi kritika deri tek udhëheqësia aktuale.

“Maqedonia është shtet i korruptuar, ndërsa në shtet të korruptuar nuk ka barazi para ligjit, nuk ka ekonomi fer të tregut, nuk ka arsim kualitativ, ku diplomat të meritohen, e jo të blihen, nuk ka as shëndetësi cilësore, as besim në institucione. Në një vend të korruptuar nuk ka sistem mbizotërues të vlerave shoqërore për të ecur përpara. Së dyti, Maqedonia është një shtet i konfrontuar thellë dhe i ndarë në brendësi, në të cilin partitë politike nuk shihen si konkurrente, por si armiq që duhet të shkatërrohen mes vete dhe në të cilin nuk mund të arrihet konsensus për ndonjë çështje të rëndësishme. Dhe së treti, Maqedonia është një vend që jeton me kredi, ndërsa ai që jeton me kredi, vdes me këste”, tha mes tjerash Cërvenkovski.

Baby Boo