Cërvenkovski: Bullgaria dëshiron të fitojë atë që nuk arriti ta fitojë në shekullin e kaluar me lu*ftë


Ish-kryeministri Branko Cërvenkovski thotë se atë që Bullgaria nuk arriti në Lu*ftën e Dytë Botërore nga viti 41-45 me ar*më dhe mjete ushtare, sot dëshiron duke përdorur anëtarësimin e saj në BE dhe të drejtën e vetos.
Sipas tij, qëndrimi i Bullgarisë është krejtësisht i qartë, por atij i intereson se si e shohin këtë vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Ai reagoi fuqishëm edhe ndaj deklaratave të ish-presidentit të Bullgarisë, Rosen Plevneliev i cili tha se populli dhe gjuha maqedonase janë krijim i Titos.

“Unë reagimin tim ndaj deklaratës së presidentit Plevneliev do ta filloj në gjuhën maqedonase. Kjo është gjuha ime e nënës, kjo është gjuha që e ka folur i ati im, gjyshi im dhe stërgjyshi. Do të thotë se janë disa gjenerata para meje që kanë lindur dhe jetuar para se të lind Tito dhe Stalini”, thotë Cërvenkovski,
Ai shton se askush nuk ka mundur të krijojë komb të ri në mënyrë artificiale.

Baby Boo