Lajmi se televizioni i madh kinez Mango ka censuruar këngëtarin shqiptar Eugent Bushpepa, bëri xhiron e botës.
Performanca e Bushpepës në Eurovizion u censurua për shkak të tatuazheve.
Kjo pasi qeveria kineze ka nisur një luftë ndaj tatuazheve.
Por Unioni Europian i Transmetimeve ka marrë një vendim të prerë.
Sipas Euronews, televizioni kinez është përjashtuar nga transmetimi i Eurosong.
ENI thotë se kjo vjen pasi televizioni kinez nuk pranon vlerat universale që promovon ky spektakël.
Televizioni kinez censuroi edhe performancën e Irlandës pasi aty kërcenin dy meshkuj.