Çeliku: “Përçahet kryesia e Bilall Kasamit, e lënë të vetmuar dhe të çorientuar midis Tetovës”


Zëdhënësja dhe anëtarja e Kryesisë së grupimit të Kasamit jep dorëheqje…

Te nderuar miq,
Unë Arta Sadiku Akteshi vendosa të tërhiqem nga çdo aktivitet politik në Lëvizjen Besa, krahu i Bilall Kasamit. I falenderoj të gjithë votuesit dhe mbështetësit. Unë do vazhdoj të jem aktive në profesionin tim duke vazhduar aktivitetet në profesionin tim në doktoraturën time si pikësynim i ardhshëm, në të drejtat e grave.
Me respekt,
Arta
“, me këtë njoftim të bërë të ditur në rrjetet sociale tashmë ish – zëdhënësja dhe anëtarja e kryesisë qendrore e grupimit të Bilall Kasamit, ka bërë të ditur largimin e saj.

Ndërkohë, këtë largim e ka komentuar, profesoresha, Gjyle Çeliku, e cila për këtë rast ka shkruar: “strong>Përçahet kryesia e Besës së Bilall Kasamit, e lejnë të vetmuar dhe të çorientuar midis Tetovës. Arta është femër e zgjuar dhe ambicioze, u gëzova shumë me angazhimin në politikë, u dëshpërova shumë tash kur e pashë që tërhiqet.
Çka do t’i ngelë Besës së Bilallit? Shkrirja në BDI. Arta Sadiku Akteshi suksese dhe vazhdo të dëshmosh me vepra, ashtu si dhe ke dëshmuar deri tash.