“Çelësi i zhvillimeve pozitive është në duart e SHBA-ve”


Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani: “Ne nuk do të dëshmojmë asnjë zhvillim pozitiv në lidhje me marrëdhëniet Iran-SHBA. Çelësi i zhvillimeve pozitive është në duart e Washingtonit”

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, tha se çelësi i zhvillimeve pozitive në marrëdhëniet SHBA-Iran është në duart e Washingtonit dhe se për këtë, së pari duhet të hiqen sanksionet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rouhani, vlerësoi çështjet në rendin e ditës në një ceremoni të zhvilluar në kryeqytetin Teheran lidhur me projektin për 110 mijë banesa në 31 rajone.

“Ata duhet ta njohin revolucionin tonë me respekt të ndërsjellë dhe të pranojnë zyrtarisht sistemin tonë të qeverisjes duke bërë kthesë nga gabimet e tyre. Për sa kohë që ata nuk i japin fund sanksioneve dhe për sa kohë nuk e braktisin rrugën e gabuar që kanë zgjedhur, ne nuk do të dëshmojmë asnjë zhvillim pozitiv në lidhje me marrëdhëniet Iran-SHBA. Çelësi i zhvillimeve pozitive është në duart e Washingtonit”, është shprehur Rouhani, duke u kërkuar SHBA-ve që të kthehen në marrëveshjen bërthamore dhe të ndryshojnë rrugën që ajo ka zgjedhur.

Baby Boo