Çejku: Shqiptarëve të Malit të Zi u duhet një BDl


Fitorja e opozitës pro-serbe dhe pro-ruse në Mal të Zi për diplomatin Arben Çejku nuk ishte aspak surprizë. Për Rtv Ora ai thotë se autokracitë gjithmonë e kanë një fund.
Çejku: Gjithmonë ka një fund dhe autokracitë nuk mund të mbahen gjatë pavarësisht se Gjukanoviç ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm për ecurinë e Malit të Zi, shkëputja nga federata serbo-malazeze, pavarësinë e vendit, orientimin euroatlantik të Malit të Zi dhe stabilitetin e brendshëm. Përballë zhvillimeve demokratike asgjë nuk është e pamundur.

Sipas tij, arroganca e pushtetit të Gjukanoviç e ka ushqyer fuqinë e opozitës, e cila pavarësisht disa nuancave pro-serbe dhe pro-ruse, gjithësesi në kontekstin e një pluralizimi politik dhe të një zhvillimi të zgjedhjeve të lira dhe të drejta do të merrte një rezultat një ditë të caktuar.

Çejku: Të dy palët kanë ndihmuar njëra-tjetrën por mendoj se Gjykanoviç me pamundësinë e ndryshimeve të lidershipit të partisë së tij dhe mosdhënien e mundësisë për një zgjidhje dhe zgjedhje më të mirë e orientoi elektoratin në një drejtim tjetër duke sjellë surpriza, siç ishte fitorja e opozitës.

Çejku vlerëson se presidenti Gjukanoviç ka qenë një lloj mbreti i pashpallur i Malit të Zi dhe përkundrejt akuzave për korrupsion dhe autoritarizëm, ku pasuria e tij nga mediat ndërkombëtare është vlerësuar 12 milon euro, Perëndimi ka mbyllur një sy për hir të stabilitetit.

Çejku: Nuk kanë munguar akuzat. Ka qenë një lloj mbreti i pashpallur i Malit të Zi, për hir të stabilitetit Perëndimi ka mbyllur një sy dhe i është bërë dëm proceseve demokratike. Kemi një Mal të Zi që nuk ka ngritur dot institucione funksionale të drejtësisë, ka një superkontroll partiak mbi këto institucione. Mali i Zi gjithmonë është parë si një vend në të cilin duhet të prevalojë stabiliteti.

Shkëputja e Malit të Zi nga Serbia dhe çështja e Kosovës ka ndikuar që gjithmonë Perëndimi të shohë te Gjukanoviç dhe Mali i Zi mundësinë e një stabilitetit të përgjithshëm të rajonit por kjo nuk mund të vazhdojë pa fund kur autokracia i mbivendoset normalitetit demokratik.

Janë qytetarët malazezë dhe sidomos ish-mbështetës të Gjykanoviç që kanë votuar për Abazoviçin, politikanin shqiptar që është në një parti me tre ngjyra që ka malazezët, shqiptarët dhe serbët brenda. Janë votues edhe të partive pro-serbe. Por ata serbë që janë Malin e Zi nuk duhet të harrojmë se janë natyralizuar dhe nuk mund të kemi një përjashtim për hir të pluralizimit etnik.

Nga ana tjetër ai tërheq vëmendjen që faktori shqiptar në Mal të Zi ta lexojë si duhet këtë periudhë dhe sipas tij ka ardhur koha që të unifikohen në një forcë politike progresive që të mbetet gjithmonë aty si një faktor siç BDl ka 20 vjet që dikton qeverisjet në Maqedoninë e Veriut.

Baby Boo