ÇAVUSHOGLU: NDRYSHIMI I EMRIT NË MAQEDONI, KYÇ PËR ANËTARËSIM NË NATO DHE BE


Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se referendumi në Maqedoni dhe ndryshimi i emrit është kyç për sa i përket anëtarësimit të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian për arsye të vetos greke, duke shtuar se Turqia ka ofruar kontribute të rëndësishme për hedhjen e hapave për rritjen e besimit në Ballkan, raporton AA.

Këto komente Çavuşoğlu i bëri në një prononcim pas Mbledhjes se Dialogut Strategjik për Ballkanin Perëndimor në qendrën e Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Gjenevë të Zvicrës.

Çavuşoğlu tha se në mbledhje janë diskutuar tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, referendumi i së dielës në Maqedoni dhe procesi pas zgjedhje që do ta mbahen në Bosnjë e Hercegovinë më 7 tetor.

“Folëm për referendumin në Maqedoni, sepse referendumi, ndryshimi i emrit, është i kyç për sa i përket anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe eurointegrimin e saj për shkak të vetos së vazhdueshme të Greqisë”, u shpreh shefi i diplomacisë turke.

Ai tha se NATO-ja dhe BE-ja tregon interesim për rajonin, por tha se Turqia nuk i sheh këto si të mjaftueshme, duke shtuar se vendi i tij ka dhënë kontribute të rëndësishme për hedhjen e hapave për rritjen e besimit në Ballkan.

Çavuşoğlu i cilësoi si tepër të rëndësishme hapat për rritjen e besimit mes shteteve, duke shtuar se zhvillimi ekonomik dhe tregtia dhe investimet mes vendeve brenda rajonit janë të rëndësishme për stabilitetin e tij.

Shefi i diplomacisë turke njoftoi se në mbledhje është folur edhe për fluksin e refugjatëve në rajon dhe luftën kundër papunësisë, duke rikujtuar kontributet e Turqisë për transportin mes shteteve të Ballkanit dhe lidhjen e tyre mes vete.

“Ne veçanërisht theksuam se Ballkani Perëndimor nuk është arenë konkurrence midis Perëndimit dhe Rusisë apo Perëndimit dhe Kinës, apo edhe mes nesh, por është një arenë e bashkëpunimit”, theksoi ministri i jashtëm turk Çavuşoğlu.

Baby Boo