Çavkov e dhuron “vilën në Halkidiki”


Pas aktgjykimit në rastin për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvend, ku ish drejtori i BSP-së, Mitko Çavkov, e ka fituar dënimin më të madh nga të gjithë të akuzuarit me 18 vjet burg, ai ka shprehur revoltën në një reagim në rrjetin social Facebook. Ai vlerëson se aktgjykimi është i pabazë, ndërsa dënimi është drakonik, duke bërë thirrje në simpatizantët e VMRO-DPMNE-së dhe qytetarët e tjerë që të bashkohen rreth kauzës për të rrëzuar siç e ka quajtur ai “organizatën famëkeqe e cila i ka okupuar institucionet”.

Çavkov ka paralajmëruar edhe padi për “shënimin që nuk ekziston” i cili shënim e ktheu në burg, ndërsa në ndërkohë ai ka drejtuar sfidën deri te gazetarët, i cili me ironi i ka quajtur “hulumtuesit”- do ta dhurojë vilën nëse e gjeni dhe vërtetoni se nuk ekziston.

Baby Boo