Çavkov do të mbrohet në liri


Gjykata e Apelit konfirmoi se ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov del nga paraburgimi.

Prokuroria për krim të organizuar dorëzoi ankesë për vendimin e Penales që Çavkov të mbrohet në liri me garanci prej qindra mijëra euro, pronë e patundshme.

Çavkov për një kohë të shkurtër u lëshua nga burgu i Shutkës pasi që Supremja ia shfuqizoi paraburgimin. Ai u kthye sërish brenda, pasi që policia nuk e gjeti në adresën e theksuar.

Çavkov është njëri prej 30 të akuzuarit për terrorizëm dhe rrezikim të rendit kushtetues për ngjarjet e 27 Prillit.

Baby Boo