Carovska: Ulet mosha për pensionimin e minatorëve


everia gjatë mbledhjes së sotme ka miratuar ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor sipas të cilit ulet mosha e pensionimit të minatorëve. Këtë e bëri të ditur Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, informon MEDIAL.

“Në pajtim me atë që kemi premtuar, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përmes Qeverisë përgatiti një zgjidhje ligjore me të cilën minatorëve u mundësohet që pas mbushjes 40 vite stazh të dalin në pension kjo vlen për burrat, kurse për femrat pas 35 viteve stazh. Kjo do të thotë, nëse tani një minator del në pension kur të mbush 58 vite, me ligjin e ri i njëjti do të pensionohet rreth moshës 50 vjeçare”, kështu deklaroi Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska./Pacensure

Baby Boo