Carovska: Sfida ka, nuk do të jetë e lehtë, e rëndësishme është që të gjithë të tregojmë mirëkuptim dhe tolerancë


Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, kryetari i Komunës së Gazi Babë, Borçe Georgienski dhe kryetari i SASHKU, Jakim Nedelkov sot vizitoi shkollat fillore komunale “ Dane Krapev” dhe “ Kërste Misirkov” në lagjen Maxhari. Në këto dy shkolla mësimi me prani fizike do të realizohet prej klasës së 1 – 3, ndërsa klasët tjera mësimin do ta ndjekin përmes pltaformës online.

“Nga ajo që munda të shoh të dy shkollat janë të gatshme të fillojnë mësimin në të dy mënyrat. Të gjitha masat dhe protokollet për ndjekjen e mësimit për nxënësit nëpër klasa janë plotësuar.Janë bërë shënimet e nevojshme, janë furnizuasr termometre dhe mjetet për dezinfektim, ndërsa bangat janë vendosur sipas distancës së kërkuar . Sa i përket online platformës për momentin është duke u testuar dhe ngarkuar me një numër sa më të madh të shfrytëzuesve jo vetëm në këto dy shkolla për në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në të gjithë vendin.

Testimi vazhdon deri më një tetor ateherë kur starton edhe viti i ri shkollor në kushte më ndryshe , përkatësisht në kushte pandemie. Në fazën e testimit të gjitha sfidat detektohen dhe tejkalohen.

Gjithashtu do të doja të theksoja se për herë të parë në vendin tonë vendosim një sistem të këtij lloji dhe këtë po e bëjmë në një afat jashtëzakonisht të shkurtër. Nuk do të jetë gjithçka perfekte dhe e përsosur, mirëpo problemet do t′i tejkalojmë me ç′rast pres mirëkuptim, mbështetje dhe bashkëpunim nga prindërti, mësimdhënësit si dhe nga të gjithë nxënësit theksoi Carovska.
Kryetari i Komunës Georgievski theksoi Gazi Baba i ka përgatitur të gjitha shkollat për mësim në kushte pandemie.

“Komuna furnizon 350 kompjuterë me shfrytëzimin e kursimeve nga bllok dotacionet të dedikuara për pagesë të shpenzimeve komunale të shkollave. Gjithashtu siguruam tablete si donacion për fëmijët që nuk kanë pajisje për përcjellje të mësimit online”, tha Georgievski.
Për kryetarin e SONK-ut Jakim Nedelkov, Komuna e Gazi Babës duhet të jetë një shembull i mirë për të gjitha komunat tjera se si ato duhet të organizojnë për zhvillimin e mësimit.

“Komuna ka investuar maksimalisht në infrastrukturë dhe sigurimin e ndihmave teknike të domosdoshme për zhvillimin e rregullt të mësimit online. “Ky është një shembull i mirë për kryetarët e komunave të tjerë në nivel kombëtar, sa më shpejtë të sigurojnë kompjuterë, laptopë dhe ndihma që do t’u dhurohen nxënësve që janë të rrezikuar në aspektin social, me qëllim që pandërprerë të zhvillohet mësimi online,” deklaroi Nedelkov. Ai është optimist se së shpejti do të zgjidhet edhe çështja e fondit tepricë të orëve të mësimdhënësve.

Baby Boo