Carovska nuk përjashton mësimin me prezencë fizike, në rast se këtë e lejojnë kushtet epidemiologjike


Ministrja e Arsimit, Milla Carovska pret që më 1 Shtator shkollat të jenë përplot nxënës për të nisur fillimin e vitit të ri shkollor 2021-2022. Siç tha Carovska, mësimi me prezencë fizike do të realizohet në rast se gjendja epidemiologjike mbetet e qëndrueshme siç është për momentin. Në rast të përkeqësimit, do të shqyrtohen dy skenarët e tjerë rezervë të miratuar nga Qeveria.

Në rast se gjendja epidemiologjike mbetet e këtillë, më 1 shtator të gjithë nxënësit do t’i shohim në bankat e shkollës dhe oborret e shkollave përplot me nxënës të hareshëm e buzëqeshur. Gjithsesi, në rast se përkeqësohet gjendja epidemiologjike, sistemi arsimor është i përgatitur edhe për mësim onlline, sikurse vitin e kaluar ku dëshmuam se arritëm që 100 për qind ta realizojmë dhe zbatojmë programin arsimor.

Por kemi edhe modelin e tretë, atë hibridë, që parashikon një javë gjysma e nxënësve në shkollë , gjysma tjetër online – deklaroi Mila Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.
Carovska nuk saktësoi se kur do të rikthehet në procedurë parlamentare Propozim ligji për tekstet shkollore që kohë më parë u tërhoq nga kjo procedurë. Siç tha ajo, propozim ligji tashmë sërish është në debat publik në regjistrin elektronik ENER ku qytetarët mund të japin komentet dhe vërejtjet e tyre.

Unë pres të bëj një raund debatesh në shtator, kur të gjithë do të kthehen nga pushimet verore dhe më pas të vendosin se si të kalojmë ligjin në Kuvend, edhe pse pozicioni i Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë është që ne të mos heqim dorë nga procesi që ka filluar, digjitalizimi që është një mënyrë unike për nxënësit tanë të bëhen më të mire – tha Mila Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.
Megjithatë, Ministria e Arsimit thotë se koncepti i ri i arsimit do të zbatohet patjetër nga viti i ardhshëm shkollor. Pavarësisht se nuk u miratuan ndryshimet ligjore për tekstet shkollore, ky institucion tashmë po përgatit programe dhe materiale mësimore bazuar në Konceptin e arsimit të cilin e ka miratuar qeveria muaj më parë.

Baby Boo