Carovska: Nuk lejuam vonesa në arsim, e përshpejtuam digjitalizimin

Republika e Maqedonisë së Veriut me sukses po përballet me pandeminë në pjesën e arsimit dhe do të pengojë ka*tastrofën e gjeneratave, falë fokusit i cili ishte vendosur në përshpejtimin e procesit të digjitalizimit të arsimit. Nuk lejuam që të ketë vonesa në arsim. E drejta e arsimimit është mundësuar për të gjithë, përmes modelit hibrid të edukimit i cili ofroi në shkollat, varësisht situatës në nivel lokal, të zbatohet mësim me prani fizike ose, formë onllajn ose formë tjetër e mësimit në distancë.

Këtë e njoftoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska në panel diskutimin në takimin e ministrave të nivelit të arsimit të lartë nga UNESKO, në kuadër të Koalicionit global për arsim.
Carovska, siç njoftoi sot Ministria e Arsimit dhe Shkencës, theksoi se në mësimin onllajn janë përfshirë 91 për qind nga numri i përgjithshëm i nxënësve.

Ajo theksoi se librat pjesërisht janë digjitalizuar sepse ligji aktual është i tillë që e kufizon digjitalizimin e plotë, por kjo, me rregullativën e re, së shpejti do të ndryshojë. Me ligjin e ri, për të cilin vijon debati publik, parashihet që të gjithë librat dhe materialet didaktike prej të cilave mësojnë fëmijët, të jenë të kapshme përmes një platforme të veçantë dhe të vetme elektronike.

Ministrja Carovska konfirmoi se digjitalizimi i arsimit është një nga prioritetet më të larta edhe të Qeverisë dhe theksoi se ai proces vazhdimisht përmirësohet për shkak të krijimit dhe paraqitjes së inovacioneve.
Sipas saj, sfidë mbetet furnizimi i shkollave, por edhe ndjekja e vazhdueshme e standardeve globale në sferën e teknologjisë TI. Ministrja Carovska tha se do t’i digjitalizojmë edhe shërbimet në arsim, për realizim të shpejtë dhe të thjeshtë të të drejtave të qytetarëve, por edhe për shpërndarje më të thjeshtë të mjeteve buxhetore drejtë shkollave për realizim të investimeve kapitale.