Carovska: Mjetet IT nuk janë vetëm për të luajtur, siç i mësojnë prindërit fëmijët


Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska duke folur për digjitalizimin, thotë se ideja e librave digjitalë është që t’i mësojnë fëmijët se mjetet e teknologjisë informatike (IT) nuk janë vetëm për të luajtuar, por për të mësuar.

“Duhet t’i mësojmë fëmijët që mjetet IT nuk është vend ku vetëm luajmë, siç i mësojnë shumica e prindërve, po janë mjete ku mësojmë, hulumtojmë”, tha Carovska.
Sipas saj, librat digjitalë do t’i mësojnë fëmijët se si në mënyrë sa më produktive të kalojnë kohën në mjetet IT.

Baby Boo