Carovska: “Mësimi nuk do të thotë libër”, kjo është ideja e konceptit të ri


Ministrja e Arsimit, Milla Carovska gjatë konferencës për shtyp është pyetur për mungesën e librave në disa shkolla si dhe të tabletave për konceptin e ri arsimor.
Ajo tha se nxënësit i kanë tabletat edhe librat, ndërsa prindërit, mësimdhënësit dhe administratorët kanë për obligim t’i lëshojnë librat digjital në tabletët e deritanishëm që janë në shkolla, në fondin e bibliotekës për tabletë.

Ministrja Carovska u shpreh sërish edhe për konceptin e ri për mësim, duke thënë se mësimi klasik është fajtor për rezultatet e dobëta në testime ndërkombëtare në PISA, Team dhe Pearls.
“Mësimi nuk do të thotë libër, shumë është me rëndësi koncepti i ri të ndryshojë paradigmën për mësimin. Kjo është ideja e konceptit të ri për mësim. Mësojmë përmes hulumtimeve, mësojmë përmes praktikës dhe mësojmë përmes diskutimeve dhe analizave të përmbajtjeve që gjenden në burime të ndryshme të informimit me qëllim që ata që e mësojmë, nesër ta dimë ta përdorim”, deklaroi Carovska.

Baby Boo