Carovska: Me ligjin e ri për tekstet shkollore arrijmë në vendet me arsim cilësor

Sistemi i ri dhe Koncepti i ri për arsimin fillor dhe programet e reja parashikojnë koncept modern të teksteve shkollore. Me Ligjin e ri për tekstet shkollore dhe materiale të tjera mësimore dhe didaktike sigurohen mundësi për zgjedhje. Nga klasa e parë deri në klasën e tretë, tekstet shkollore janë në formë të shtypur, që të mund të zhvillojnë marrëdhënie ndaj librit, që është e rëndësishme për zhvillimin e tyre shoqëror dhe emocional, tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska.

Baby Boo Tinex

“Nxënësit mbi klasën e katërt sigurisht aftësohen për mjetet digjitale, ata jetojnë dhe rriten me mjete digjitale, por i udhëzojmë t’i përdorin edhe për punë të dobishme, jo vetëm për lojëra dhe rrjete sociale, por edhe për të mësuar dhe lexuar”, theksoi Carovska.
Në botë prej vitit 2011 fillon transformimi i librit nga forma e shtypur në elektronike, ndërsa vendi me vonesë po arrin me vendet me arsim cilësor.

“Ne jemi në proces të tranzicionit dhe modernizimit të arsimit. Dhe Ligji e merr parasysh atë dhe parasheh kudo që kemi mundësi shfrytëzohen tekstet shkollore digjitale. Për nxënësit që nuk kanë pajisje elektronike, shkolla ka detyrim t’i shtypë tekstet shkollore dhe t’ua japë. Tashmë nuk janë të mbrojtura të drejtat autoriale të duhet nga teksti shkollor i blerë të mësoni. E merrni tekstin shkollor në versionin elektronik, ai mund të shtypet në shkollën dhe tu shpërndahet nxënësve dhe prindërve që kanë nevojë për të ”, tregoi ministrja Carovska.

Rregullorja e re u jep mundësi nxënësve të huazojnë pajisje digjitale nga shkolla, e cila ka për detyrë të sigurojë fond bibliotekar me tabletë, mbi të cilat do të vendosen tekstet shkollore, që të mund nxënësit t’i shfrytëzojnë. Ministrja Carovska tha se realizimi i kësaj është duke u punuar me Bankën Botërore, e cila është partner i vendit në zbatimin e reformës arsimore.

“I tërë programi me Bankën Botërore është të sigurojmë kushte më të mira dhe burime në shkollat. “Do të përkushtohemi në prokurimin e pajisjeve digjitale për nxënësit që nuk kanë, por edhe për pajisjen e të gjitha kabineteve dhe përmirësimin e infrastrukturës në shkollat”, shpjegoi Ministrja Carovska.

Restorant Lumare