Carovska: Me hapjen e kopshteve për fëmijë dhe nga 1 tetori të shkollave, është e mundur të ndryshohet fotografia epidemiologjike


Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sonte në emisionin “Vin Vin” në televizionin Telma, tha se pret që fotografia epidemiologjike të ndryshohet me hapjen e kopshteve për fëmijë, kthimin e prindërve në punë dhe fillimin e vitit shkollor më 1 tetor dhe nuk e përjashtoi mundësinë që në nëntor të ndryshohet një pjesë e vendimeve. Carovska potencoi se Qeveria me zgjuarsi e ndjek gjendjen me koronavirusin.

“Në çdo dy javë po rishqyrtohen dhe merren vendime. Shteti i ynë tregoi se din të ballafaqohet me situatën. I besoj Komisionit për sëmundje infektive. Sistemi i ynë nuk ishte i ngarkuar. Kjo më jep të drejtë të besoj se Komisioni merr vendime të mira”, tha Carovska.

Ajo potencoi se në shtetet, ku janë hapur shkollat për të gjithë fëmijët, janë mbyllur shpejtë për shkak të përkeqësimit të fotografisë epidemiologjike dhe është e kënaqur që skenari i tillë është shmangur te ne me hapjen graduale të institucioneve parashkollore dhe shkollore dhe zbatimin e modelit të kombinuar – prani fitzike dhe mësim onllajn.

Baby Boo