Carovska: Futja e teksteve shkollore digjitale do të thotë hap i ndritur në procesin arsimor


Krijimi i mjeteve digjitale, i teksteve shkollore digjitale do të thotë vite dritë kërcimi në procesin arsimor. Kjo do të thotë që nxënësit tanë sot mësojnë shumë më tepër nga materiali multimedial dhe atë e bëjnë gjeneratat e reja. Prandaj krijojmë materiale për mësim të cilat i përshtaten nevojave të nxënësve aktual, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska.

“Duam apo s’duam, bota dhe gjeneratat që vijnë ecin përpara, ndërsa atë e thonë edhe vetë nxënësit, të cilët thonë se më tepër dëshirojnë të kenë materiale që janë digjitale, sepse në atë mënyrë do të jenë më tepër të motivuar të mësojnë. Prej këtu vendimi për digjitalizimin e përmbajtjeve për mësim është i drejtë dhe do t’i marrim përmbajtjen e para për klasën e 4 -të që do t’i kemi në versionin pdf të shtypur, të cilat do t’i kemi në versionin digjital dhe do të mund të shohim nxënësit që më tepër përdorin ato. Jam e sigurt që nxënësit do të jenë shumë të gëzuar,” tha Carovska.

Në mënyrë shtesë, të gjitha këto tekste shkollore kanë version audio dhe për nxënësit me zhvillim atipik, me shikim të dëmtuar do të mund t’i dëgjojnë. Futen edhe tekstet shkollore me alfabetin e Brajit të dedikuara për nxënës që kanë nevojë për ato. “Ecim drejt arsimit gjithëpërfshirës dhe arsimit të përshtatur për nevojat e nxënësve,” tha Carovska.

Ministrja theksoi se përparimi në arsimin në 4 vitet e fundit është i dukshëm, sepse përveç reformave në arsimin fillor, po punohet edhe për forcimin e arsimit të mesëm profesional. Njëkohësisht, po punohet edhe për përmirësimin e infrastrukturës shkollore, por edhe për pajisjen e shkollave me didaktikën e nevojshme dhe kushtet për mësim.

“Krijojmë edhe arsim gjithëpërfshirës. “Për herë të parë, nga buxheti i MASH-it, siguruam mjete për punësimin e 500 asistentëve arsimorë të cilët nga shtatori do të jenë një mbështetje të drejtpërdrejtë për nxënësit me zhvillim atipik në mësimin e rregullt”, tha Carovska.
Njëkohësisht po punohet edhe për forcimin e standardit të nxënësve dhe studentëve me futjen dhe rritjen e dyfishtë të bursave të reja.

Baby Boo