Carlo Ancelotti një hap pranë që të bëhet trajneri i parë që fiton 5 ligat më të forta evropiane

MADRID, SPAIN - FEBRUARY 19: Coach Carlo Ancelotti of Real Madrid during the La Liga Santander match between Real Madrid v Deportivo Alaves at the Santiago Bernaubeu on February 19, 2022 in Madrid Spain (Photo by David S. Bustamante/Soccrates/Getty Images)

Eksperti italian i futbollit Carlo Ancelotti është një hap pranë që të bëhet trajneri i parë i cili gjatë karrierës së tij është bërë kampion në pesë ligat më të forta në Evropë. Strategu 62-vjeçar, Ancelotti, e filloi karrierën e tij në divizionin e dytë italian Reggini në vitin 1995 dhe në sezonin e tij debutues ai e promovoi këtë ekip në rangun elitar të Serisë A.

Në një karrierë të pasur, ai drejtoi dhjetë klube nga pankina, si Parma, Chelsea, AC Milan, PSG, Real Madrid, Juventus dhe Bayern Munich. Fushata e tij për të fituar titullin kampion në ligat “European Five” filloi në vitin 2004, kur ai doli kampion i Italisë me AC Milan. Ai “pushtoi” Anglinë me Chelsea-n e Londrës në vitin 2010, e më pas në vitin 2013 doli kampion i Francës si trajner i PSG-së. Ai fitoi Bundesligën gjermane në vitin 2017 në pankinën e Bayern Munich-ut.

Nëse fiton La Ligën spanjolle këtë sezon me Real Madridin, Ancelotti do të bëhet trajneri i parë që do të ketë në vitrinën e tij kupat e pesë ligave më të forta evropiane të futbollit. Realit i duhet vetëm një pikë nga pesë ndeshjet e mbetura për të vulosur titullin. Mundësia e parë për ta bërë këtë do të jetë ndeshja e së shtunës kundër Espanyol-it në Santiago Bernabeu.

Real Madrid ka 78 pikë pas 33 xhirove dhe një avantazh prej 15 pikësh ndaj Barcelonës së vendit të dytë. Deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe pesë ndeshje. Ai gjithashtu ka tre trofe të Ligës së Kampionëve dhe Superkupës Evropiane të UEFA-s, si dhe dy trofe të Kupës së Botës për Klube të FIFA-s.

Ancelotti erdhi në pankinën e Real Madridit vitin e kaluar, por ishte edhe trajner i “klubit mbretëror” nga viti 2013 deri në vitin 2015. Me fitimin e titullit të La Ligës, Ancelotti do të kompletojë të gjithë trofetë e mëdhenj me Real Madridin, me të cilin tashmë ka fituar Ligën e Kampionëve të UEFA-s, Superkupën e UEFA-s, Kupën e Botës për Klube të FIFA-s dhe Superkupën e Spanjës.

Baby Boo