Capello zbulon skuadrën e re ku do luajë Cristiano Ronaldo

Trajneri Fabio Capello parashikon largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madrid.

Baby Boo

Fabio Capello beson se Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madrid.

Ish trajneri i “Los Blancos” mendon se ylli portugez planifikon të rikthehet te ish skuadra e tij, Manchester United.

“E ardhmja e Cristiano Ronaldos në Real Madrid? Cristiano dëshiron të kthehet në Manchester United te Mourinho”, deklaroi Capello për “Sky Sport Italial.

“Mendoj se ai do të largohet nga Spanja duke u kthyer në Angli”, theksoi ai.