Cannabidiol, vaji CBD çudibërës apo thjesht mashtrim?


CBD është kryefjala e vitit 2021. E njohur ndryshe si Cannabidiol, vaji i CBD-së është një përbërës aktiv që gjendet në një lloj të caktuar të bimës kannabis sativa.
CBD është e njohur për vetitë e saj shëruese, pasi është propozuar si ilaç për dhimbjen e sëmundjeve të ndryshme si artriti, diabeti dhe të vjellat që shkakton kimioterapia.

Kjo deri tani është vërtetuar nga provat të cilat sugjerojnë se vaji mund të ketë veti anti-inflamatore. Këto prova janë bërë vetëm në kafshë për shkak se ligjërisht CBD nuk është e miratuar.
Kjo lëndë nuk vjen nga bima e marijuanës, por rrjedh nga kërpi, një bimë e po të njëjtës familje që nuk ka praninë e lartë të THC.

THC (tetrahidrocannabinol) ka veti psikoaktive dhe te kanabis ka përqëndrim më të lartë ndryshe nga vaji i CBD-së.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, “CBD nuk shfaq asnjë efekt që tregon ndonjë abuzim ose potencial varësie” tek njerëzit dhe “nuk ka dëshmi të problemeve me shëndetin të lidhura me përdorimin e CBD-së të pastër”.

Vaji CBD është vlerësuar si një “kurë mrekullibërëse” si për dhimbjen ashtu edhe për lehtësimin e stresit. Ai nxirret nga kërcelli, gjethet dhe lulet e kërpit.
Vendet që kanë legalizuar këtë vaj janë Shtetet e Bashkuara, Argjentina, Belgjika, Bullgaria, Kanadaja, Kolumbia, Danimarka, Gjermania, Holanda, Suedia, Uruguaji dhe Mbretëria e Bashkuar.

Baby Boo