Çani nuk e kupton shqipen e Ramushit, kërkon përkthim


Në Shqipëri shpesh tallen me gjuhën shqipe të folur nga kosovarët, por moderatori i emisionit Zonë e Lirë, ka shkuar edhe më larg, duke thënë se nuk e kupton fare shqipen e kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj.

Arian Çani pas një deklarate të kryeministrit Ramush Haradinaj, ka kërkuar që t’i përkthehet ajo se çfarë ka thënë kryeministri kosovar, ngase sipas tij, ai flet shumë rëndë dhe është i pakuptueshëm, përcjell gazetametro.net.

Këtë Çani e ka thënë gjatë emisionit të tij, ku po intervistonte mbesën e ish ministrit të qeverisë së Ismail Qemalit, Mehmet Derallës, e cila ditë më parë ishte pjesë e një incidenti në Prizren, ku po shënohej 140 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Gjatë emisionit u lëshua në transmetim deklarata sqaruese e Haradinajt për këtë incident, por Çani tha se i duhej përkthim, ngase nuk e kuptonte se çfarë po thoshte kryeministri kosovar, i cili në fakt shqip po fliste.

Më pas erdhi ndihma nga regjisori i Zonë e Lirë, personazhi i njohur si Ledio. /gazetametro.net

 

 

Baby Boo