Caktojnë termine dhe nuk shkojnë në vaksinim , imunologët: Vaksina “shpëtimi” i vetëm


Mbi 26 mijë qytetarë janë vaksinuar që nga fillimi i procesit të imunizimit, ndërsa rreth 160 mijë të tjerë presin radhën për tu vaksinuar me vaksinat anti kovid. Ka edhe të tillë, që nuk paraqiten në terminët e paracaktuara për vaksinim. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë mbi 3 mijë e 400 qytetarë edhe përkundër faktit se janë paraqitur për vaksinimin, nuk kanë shkuar fare të imunizohen. Nga ky dikaster thonë se dilema për vaksinim nuk duhet të ketë.

“Prej 18,925 terminëve të paracaktuara për vaksinim, 3,407 terminë nuk janë realizuar”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje që sa më masivisht të paraqiten për vaksinim, meqë është mënyra e vetme e arritjes së imunitetit kolektiv. Imunologu Aleksandar Petliçkovski thotë se nuk aspak hapësirë për hamendje. Vaksinat duhet të merren pa dallim të llojit.

“Ky trend glabal i kthimit të besimit tek vaksinat është prezent në gjithë botën. Unë sinqerisht shpresoj se edhe tek ne njerëzit i pranojnë dobitë pasi që është e dukshme se vaksinat janë efikase për pjesën që janë zbuluar, kurse efektet e padëshiruara janë shumë të vogla dhe shumë të rralla”, tha Aleksandar Petliqkovski, imunolog.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë arritur edhe 2.000 vaksina nga prodhuesi kinez Sinofarm, si donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Kontingjenti me aeroplan arriti përmes Sofjes në Shkup, dhe sipas tyre kjo hallkë do të vazhdoj zinxhirin pandërprerë të imunizimit të popullsisë. Sipas Ministrisë, deri në fund të muajit pritet të vijnë edhe 200 mijë vaksina kineze përmes blerjes direkte nga Pekini.

Baby Boo