Caktohet seanca konstituive e Parlamentit


Seanca e Kuvendit nuk do të mbahet sot. Ajo është shtyrë për nesër në ora 12. Pritet që të rizgjidhet kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ndërsa edhe përkundër paralajmërimeve ajo nuk ndodhi sot gjoja për shkak të konsultimeve partiake të cilat ende vazhdojnë.

Zgjedhjen e sotme të Xhaferit dje e paralajmëroi lideri i BDI-së Ali Ahmeti në takimin e Këshillit qendror të partisë ku u konfirmua marrëveshja koalicionuese me LSDM-në dhe u shpallën emrat e kandidatëve për ministra në qeverinë e re. Pritet që propozimi i zgjedhjes së Xhaferit për kryetar të kuvendit të parashtrohet në Parlament me nënshkrimin e 20 deputetëve.

Me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit për herë të parë duhet të konfirmohet shumica e re parlamentare të cilën e përbëjnë 62 deputetë – 46 nga LSDM dhe Koalicioni “Mundemi” 15 nga BDI dhe një nga PDSH. Pas zgjedhjes kryetari i Kuvendit gjatë ditëve në vijim duhet të caktojë edhe seancë për zgjedhje të Qeverisë së re që do ta udhëheqë lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

Baby Boo