Caktohet duel televiziv mes Zaevit dhe Mickoskit


Për javën e ardhshme është caktuar TV duel mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të opozitës maqedonase OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski.

Ata do të ballafaqohen të martën në televizionin “Kanal 5”, me fillim në orën 18:30.

Të dy politikanët kanë konfirmuar prezencën e tyre, ndërsa debati do të zgjasë rreth 100 minuta.

Mickoski dhe Zaev do të kenë kohë të kufizuar për t’u përgjigjur në pyetje, si dhe mundësi për replika dhe kundër-replika.

Ndryshe, Mickoski dhe Zaev edhe më herët janë ballafaquar në debate publike, ndërsa kjo ka munguar gjatë kohës kur kryeministër ka qenë Nikolla Gruevski./Telegrafi/

Baby Boo