Caktohet data e testeve mjekësore të Buffon tek gjiganti europian


Gianluigi Buffon do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore te klubi francez, Paris Saint-Germain, javën e ardhshme, dhe pritet të nënshkruajë kontratë me pagë vjetore prej 8 milionë euro plus bonuse.

Portieri 40-vjeçar tani është lojtar i lirë, pasi kontrata me Juventusin e ka skaduar dje më 30 qershor, pas plot 17 viteve në klub.

Sipas mediave franceze dhe atyre italiane, ai do t’i kryejë testet mjekësore javën e ardhshme.

Buffon do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare, me pagë vjetore 8 milionë euro plus bonuse që lidhen me paraqitjet e tij.

Baby Boo