Caktohen seanca të reja për lëndët e PSP-së


Po vazhdon me ritëm të lartë puna e gjykatave në Maqedoni. Në Gjykatën Penale vetëm sot janë caktuar seanca të reja për lëndët e PPS-së “Tarifa”, “Trust” dhe “Treqind”.

Në bankën e të akuzuarve do të ulen ish-drejtori i përgjithshëm i SHA ELEM, Dejan Boshkovski, dhe edhe dy persona të tjerë, të akuzuar në rastin “Tarifa”, për furnizim të paligjshëm të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë”, në vlerë prej rreth katër milionë eurosh.

Seancë e re sot duhet të mbahet edhe për rastin “Trust”, në të cilin të akuzuar janë biznesmeni, Sead Koçan, dhe edhe dy persona të tjerë fizikë dhe juridikë, midis të cilëve edhe udhëheqësit e kompanive “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” nga Studeniçani, për pjesëmarrje në tenderin e ELEM-it.

Sipas prokurorëve të PPS-së, të akuzuarit, Sead Koçan, Vasilije Aviroviq dhe Safet Vatiq, si dhe kompania “Transmet” “Sileks dhe “Vato” kanë keqpërdorur 17 milionë euro, para të qytetarëve.

Për sot është caktuar seancë e re gjyqësore edhe për lëndën “Treqind”, në të cilën i akuzuar është Gjoko Popovski – ish-ndihmës ministër i MPB-së për furnizimin e 300 automjeteve për nevojat e MPB-së.

Baby Boo