Caktohen data dhe vendi i takimit historik Trump – Kim Jong-un

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se tashmë dihen vendi dhe data e takimit të tij me liderin Koresë së Veriut, Kim Jong-un, raporton Anadolu Agency (AA).

Baby Boo Tinex

Në një prononcim për gazetarët, Trump theksoi se së shpejti data dhe lokacioni do të bëhen publike për opinionin, pa saktësuar nëse takimi do të mbahet në fshatin Panmunj në kufirin mes dy Koreve, për të cilin Trump tha më herët se është vend ideal.

Krahas kësaj, disa shtete tashmë janë ofruar të jenë nikoqirë të këtij takimi historik, i cili do të duhet të mbahet në fund të këtij muaji, ose më së voni në qershor.

Trump deklaroi më herët se do të takojë liderin veri-korean në kuadër të përpjekjeve për denuklearizim të Gadishullit Korean.

Në deklaratën e tij në prill, presidenti amerikan shprehu bindjen se një ditë Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut do të jetojnë bashkë në paqe.

Restorant Lumare