Cakaj i përgjigjet Haradinajt pasi e akuzoi se po lobon për shkëmbim territoresh të Kosovës


Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj i është përgjigjur ish-kryeministrit Ramush Haradinaj i cili e kishte akuzuar se po lobon për shkëmbimin e territoreve të Kosovës, transmeton Periskopi.

Cakaj në studion e “Debat Plus” në TV Dukagjini ka marrë me vete një listë me të dhëna të të gjitha vizitave të tij nëpër botë dhe fton Haradinajn të marrë atë listë dhe të bëjë me gisht se në cilin vend Cakaj ka lobuar për diçka të tillë.

“Haradinaj thotë se ka shtatë tetë muaj që ai lobon për këtë cështje. Në këtë deklaratë ka një kundërthënie faktike. Unë Haradinajt nuk i përgjigjem kurrë në nivel personal, politik e publik. Ai mund të thotë ckado. Po të flas unë se cka kam dëgjuar nëpër kancelari të botës këto janë më të rënda se kaq. Le ta merr këtë listë dhe le të prek me gisht ku unë kam prek në atë ide. Unë nuk e kam mbështet politikisht dhe privatisht atë ide. Çështja e teritoreve të Kosovë është tepër e thjeshtë dhe cfarëdo pikëpmaje jashtë Kosovës nuk mund t’ia ndryshojë territorin”, theksoi Cakaj.

Baby Boo