Cakaj: Engel i tregoi qartë Serbisë, realiteti i ri në Ballkan është Kosova e pavarur


Kryediplmati shqiptar, Gent Cakaj ka deklaruar se fjala e Kongresmenit amerikan Eliot Engel për Kosovën, meriton një vlerësim dhe falënderim të veçantë. Cakaj ka shkruar se Engel i tregoi qartë Serbisë se Serbia duhet të pajtohet me realitetin e ri në Ballkan, duke e njohur pavarësinë e Kosovë dhe të pranojë krimet që ka kryer në Kosovë, pasi serbët nuk kanë bërë asgjë për dënimin e kriminelëve.

Postimi i plotë nga Cakaj:
Fjala e Kongresmenit Engel në dëgjesën e tij të fundit mbi Ballkanin, meriton një vlerësim të veçantë. Kongresmeni Engel shpreh fare qartë, jo vetëm thirrjen që Serbia të pajtohet me realitetin e ri në Ballkan, duke njohur Republikën e Kosovës, por edhe absurditetin e plotë të pengimit të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Për më shumë, derisa ai është i qartë në rëndësinë e vënies së drejtësisë për këdo që ka kryer krime, ai po ashtu thekson se Serbia pothuajse s’ka bërë asgjë në ndëshkimin e krimeve të luftës, duke përmendur veçanërisht rastin e vëllezërve Bytyqi.

Kongresmeni Engel ka qenë një prej zërave më të vyer, mbështetësve më të mëdhenj dhe personave më të angazhuar për pavarësinë e Republikës së Kosovës, për tre dekada radhazi. Për këtë, ai meriton falënderime të pamata e mirënjohje të pafundme.

Baby Boo