Çaji i zi e kafeja nuk bën të konsumohen assesi në syfyr


Gjatë kohës së syfyrit është i domosdoshëm ushqimi i shëndetshëm i cilit nuk shkakton mundime dhe tretet më lehtë. Por, cilat janë ushqimet të cilat nuk preferohet të përdoren në vaktin e syfyrit?
Sipas nutricionistit dhe mjekut sportiv, Agron Rexhepi, ushqimet dhe pijet të cilat nuk preferohet të konsumohen në syfyr janë: çaji i zi, çaji i gjelbër, kafja dhe ëmbëlsirat.

Rexhepi gjatë një interviste për programin “Për ditë të mbarë” në RTV21 bëri të ditur arsyet pse nuk preferohet konsumimi i këtyre ushqimeve. “Të gjitha këto janë dioretike, i largojnë lëngjet nga organizmi”, tha Rexhepi. Ndërsa, ëmbëlsirat sipas mjekut ndikojnë në rritjen e sekretimit të hormonit insulin. Insulina largon sheqerin nga gjaku dhe në këtë mënyrë mundësohet tretja e ushqimit brenda dy apo tre orëve.

Ushqimet të cilat konsiderohen si të duhurat gjatë gjithë kohës së Ramazanit për syfyr, sipas Dr. Agron Rexhepit janë: drithërat me kos apo me qumësht. Pasi që ato nuk shkaktojnë etje, mundim apo turbulenca.

Baby Boo