Çairi vazhdon te krijojë parkingje të reja


Krijimi i vend-parkingjeve të reja në territorin e Komunës së Çairit, është një nga punët që po i kushtojmë vëmendje të madhe në vazhdimësi ka shkruar kryetari I Komunës së Çairit, Visar Ganiu.
Ekipet komunale janë drejt rrumbullakimit të procesit të punës për krijimin e vend-parkingjeve të reja në sipërfaqe të përgjithshme prej afër 1500m2 në rrugën “Parashqevi Qeriazi”.

Njëra pjesë e këtij vend-parkingu ka përfunduar dhe po shfrytëzohet nga banorët e lagjeve përreth, ndërsa pjesa tjetër është duke u shtruar me bekaton.
Në drejtim të rritjes së kapaciteteve për vende të reja parkingu, punët janë duke vazhduar edhe në shumë lokacione të tjera të Komunës së Çairit.

Baby Boo