Çair, vendosen 19 smart tabela në SH.F.K. “Ismail Qemali”


Në Shkollën Fillore Komunale (SHFK) “Ismail Qemali” janë vendosur 19 “Tabela smart”, me qëllim modernizimin e kushteve të kësaj shkolle. Tabelat e vendosura janë investim i përbashkët i Komunës së Çairit dhe Shoqatën Aksionare MEPSO dhe arrin vlerën e përgjithshme prej afër 1.600.000 denarë ose afër 26.000 euro.

Nga Komuna e Çairit këtë e vlerësojnë si hap shumë të rëndësishëm për proces cilësor edukativo-arsimor, sipas standardeve bashkëkohore.
Në promovimin e tabelave të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ministrja e Arsimit, Milla Carovska dhe Drejtori i SH.A. MEPSO Kushtrim Ramadani.

Baby Boo