Çair, turma qytetarësh presin me orë të tëra për vaksinim


“Situatë e tensionuar këtu në pikën e vaksinimit në Poliklinikën e Çairit. Qytetarë kanë ardhur që në orën 7 apo 8 të mëngjesit dhe presin nga 3 apo 4 orë në radhë për t’u vaksinuar. Ose thënë në radhë, sepse në fakt radhë nuk ka as këtu dhe sipas qytetarëve as nuk po organizohen brenda që i gjithë procesi i vaksinimit të ecë më shpejt.”
Të revoltuar ata kërkonin nga policia që të vendosë rend, por kur polici kërkonte prej tyre të qëndrojnë në radhë, një gjë të tillë nuk e bënin, të paktën, jo të gjithë. Sa më shumë kohë kalonte aq më shumë shtohej nervozizmi i tyre.

“Nga ora 7 në mëngjes jam duke pritur këtu. Lëshojnë pa radhë. Së pari as rend nuk ka. Hyjnë para ato me shokë, me të njohur, ata që janë të privilegjuar, ndërsa ne presim këtu.
“Nga ora 8 jemi këtu. Pres për dozën e parë pranonin. Për të dytën tek tani mundet.

“Nga mbrëmë në orën 4 e 15 kisha termin. Prita deri në orën 7, kur hyra më thanë na vjen keq, sistemi është plot. Dhe u ktheva sot. Gjithë ditën, që në orën 8 e 30 jam këtu.
“Unë jam këtu qe nja dy orë. Kam pasur termin, ja tek është. Tani thonë ka rënë sistemi. S’ka rënë sistemi, por kjo është hajnillëk, vjedhje. As radhë s’ka, këtu si po munden po hyjnë.

Në gjithë këtë rrëmujë, personeli mjekësorë kujdesej që personave që prisnin për vaksinim t’u shërbenin me ujë për pije. Përveç numrit të lartë të qytetarëve që janë paraqitur për t’u vaksinuar, një tjetër arsye që ndikon në krijimin e rrëmujës dhe revoltën e qytetarëve është se tani vaksinimi po funksionon pa termin, ndërsa atyre që kanë marrë dozën e para, termini për dozë të dytë u është caktuar kohë më herët. Mjekët thonë se nuk kanë munguar konfliktet.

“A ka pasur situata konfliktuoze? Ditën e parë, të dytën dhe të tretën kemi pasur vështirësi gjatë hyrjes në punkt dhe daljes, ka pasur edhe situata të tilla. Mirëpo ka ndërhyrë policia dhe ushtria. 10:10 E gjitha kjo rrëmujë jashtë dyerve të hyrjes kryesore është si pasoje e vet qytetarëve. Kurse brenda lart, këtu tek ne, nga momenti kur futet në kompjuter, pjesa administrative, deri tek marrja e kartonit në fund, domethënë gjithsej janë 15 minuta. Deri në 1000 arrin këto ditët e fundit.”- deklaroi Albina Bektashi- Qerimi – Mjeket e përgjithshme.

Në pikën e vaksinimit në poliklinikën në Bit Pazar, i vënë në funksion një ditë më parë, pritje kishte, por për dallim nga ajo në Çair situata ishte shumë më e qetë.
“Një ditë më parë janë dhënë 500 vaksina Pfizer dhe rreth 150 -160 te tjera AstraZeneca dhe Sinovac. Sot, deri tani, janë administruar 200 doza Pfizer. Për dallim nga një ditë më parë, sot jemi më të organizuar. Qytetarët janë edhe më të duruar- pohoi Marija Danajugova- mjeke e përgjithshme. Prej javësh, vaksinimi zhvillohet pa sistemin “Termini im” dhe secili që dëshiron mjafton të shkojë në pikën e vaksinimit, pa u paraqitur paraprakisht.

Baby Boo